KUJDES!!!
Kujdes! Përzgjedh kategorinë e saktë të mjetit motorik.
Jeni të njoftuar se keni për detyrim ligjor zgjedhjen e saktë të kategorisë së mjetit motorik me rastin e kontraktimit të sigurimit.
Në rast të vendosjes së gabuar të kategorisë së mjetit motorik, kontrata e sigurimit do të jetë nule ndërsa primi i sigurimit i paguar nuk kthehet.
Të dhënat për automjetin
Të dhënat për të siguruarin
LLogaritja e Primit




I nderuar klient!
Faleminderit për blerjen e kësaj police transiti për Autopërgjegjësi ndaj Palës së Tretë

Mbajtësi i policës ka këto të drejta dhe detyrime të veçanta:
1. Për të paguar premiumin e sigurimit pas nënshkrimit të kontratës së sigurimit.
2. Kjo Policë e Sigurimit Kufitar është e vlefshme vetëm për kategorinë AUTOVETURË – Automjet për pasagjer.
3. Pas pagesës Polica e Sigurimit Kufitar është e pakthyeshme dhe nuk mund të ndryshohet.
4. Në rast të pamundësisë për verifikim të Policës së Sigurimit Kufitar gjatë kontrollit Policor, mbajtësi i policës duhet të drejtohet për ndihmë rreth verifikimit të Policës së Sigurimit Kufitar në zyrat e BKS-së në pikat kufitare.
5. Në rast të aksidentit në trafik, pala e dëmtuar është e detyruar të raportojë menjëherë tek Policia Rrugore sipas Ligjit nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor.
6. Për dëmet e shkaktuara nga mjeti motorik i paidentifikuar, pala e dëmtuar është e detyruar të raportojë tek Policia Rrugore brenda 7 (shtatë) ditëve nga dita kur dëmi i është shkaktuar pronës dhe brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e aksidentit kur dëmi i është shkaktuar personave.
7. Pala e dëmtuar është e detyruar të raportojë rastin tek Byroja brenda 90 (nëntëdhjetë) ditësh.

Siguruesi ka këto të drejta dhe detyrime të veçanta:
1. Menjëherë të pezullojë policën e sigurimit në qoftë se mbajtësi i policës ka fshehur qëllimisht apo ka falsifikuar informacionin që kërkohet për policën e sigurimit.
2. T’i ofrojë mbajtësit të policës informacionin e duhur në lidhje me kushtet dhe tarifat e premiumin të sigurimit, duke i mundësuar atij/asaj që të nënshkruajnë kontratën e sigurimit dhe përtëritjen e saj me vetëdije të plotë.
3. Të hartojë dhe të paguajë dëmin e ndodhur brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve pas kompletimit të dokumenteve të nevojshme për dëmet pronësore dhe 60 (gjashtëdhjetë) ditësh për dëmet ndaj personave.
4. Të këshillojë personat e dëmtuar për realizimin e sigurimit të tyre, bazuar në Ligjin Nr. 04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm të Autopërgjegjësisë.
5. Përpunimi i të dhënave personale do të bëhet në harmoni të plotë me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Pjesët përbërëse të kësaj police, të cekura më lart, janë kushte për sigurim. Në rast kontesti për dëmin e kryer dhe asaj çfarë duhet të mbulohet nga kjo policë, palët e kontraktuara pranojnë kompensimin e përcaktuar me vendim të forumit të pavarur të arbitrazhit.